Kosova

1,5 milion dollarë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme, njofton se Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF) ka shpallur thirrjen për aplikim për organizata joqeveritare me përvojë në Kosovë, për të përfituar/menaxhuar me grante në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm në pesë komuna të Kosovës: Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Prishtinë dhe Prizren.

Sipas një njoftimi, GCERF do të ndajë 1.5 milionë dollarë përgjatë tre viteve, për të përkrahur programe në Kosovë të cilat përqendrohen tek grupet specifike demografike si të kthyerit, të rinjtë, mësuesit, prindërit, etj. si dhe adresojnë një numër faktorësh të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Siç thuhet më tej në njoftim, aplikacioni dhe informatat shtesë për organizatat e interesuara gjenden në http://www.gcerf.org/wp-content/uploads/01-GCERF-Call-for-Expressions-of-Interest-Kosovo-July-2017.pdf.

Aplikimi mund të bëhet në calls@gcerf.org dhe është i hapur deri më 18 gusht 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj te ngjashem

Back to top button