Ekonomia

75% e ankimimeve të biznesit lidhen me tatimet, doganat e prokurimet

Mosmarrëveshjet ndërmjet institucioneve të administratës publike dhe biznesit mbartin kosto të konsiderueshme për palët dhe njëkohësisht sjellin pasiguri dhe mosbesim për investime të mëtejshme si tek bizneset vendase ashtu edhe ato të huaja.

Për këtë arsye, zgjidhja e shpejtë, efektive dhe e drejtë e këtyre mosmarrëveshjeve mbetet domosdoshmëri për nxitjen e investimeve ne vend sugjeron Këshilli i investimeve në raportin për Përmirësimin e
mekanizmave të zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis biznesit dhe Administratës Publike.

Nga anketimet e Këshillit të investimeve ka rezultuar se biznesi është i shqetësuar se “institucionet buxhetore dhe stafi i punësuar në to, shpesh injoron apo nuk njeh ligjet e funksionimit te tyre, rregullat dhe ndërmerr vendime arbitrare dhe jokoherente me ligjet në fuqi”.

Nga të dhënat rezultoi se mbi 75% e numrit total të regjistruar të ankimimeve administrative të biznesit në gjykatat administrative, lidhen me tatimet, doganat, inspektimet dhe prokurimet publike. Nisur nga këto rezultate, Sekretariati ka trajtuar në veçanti funksionimin e sistemeve të ankimimit/apelimit kryesisht në institucionet e mësipërme.

Referuar të dhënave institucionale, rezulton se vetëm në pak raste organet e administratës i japin të drejtë bizneseve pas shqyrtimit të ankimimeve administrative të tyre. Konkretisht, Drejtoria e Apelimit Tatimor (DAT) vetëm në 4% të rasteve, në Dogana në rreth 2% të rasteve, inspektoriatet Shtetërore në një masë nga 0% deri në 40% të rasteve.

Ndërsa, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ofron një tjetër panoramë, vendimet në favor të bizneseve në raport me numrin e çështjeve të shqyrtuara janë rreth 40% gjatë vitit 2014 dhe 50% gjatë vitit 2015. Në shumicën e rasteve, pas shqyrtimit të brendshëm administrativ, palët i drejtohen Gjykatave Administrative për zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjeve.

Nga ana tjetër, gjykatat administrative janë në pamundësi objektive për të shqyrtuar çështjet brenda afateve ligjore, po të konsiderohet numri i lartë i çështjeve të regjistruara përpara tyre dhe numri i kufizuar i gjyqtarëve.
Vetëm në Gjykatën Administrative të Apelit janë të mbartura në total rreth 12,000 çështje që pritet të gjykohen nga 7 gjyqtarë. Vonesat shkaktohen nga objekti i gjerë i mosmarrëveshjeve administrative që shqyrtohen përpara këtyre gjykatave, ku rreth 50% e çështjeve administrative nuk kanë lidhje direkt me bizneset, thuhet në raport.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button