Ekonomia

9 kompani përfitojnë nga fondi i konkurueshmërisë, aplikimet janë të hapura

Komisioni i Aprovimit të Grantit (KAG) pranë Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve ka përzgjedhur 9 kompani të cilat kanë plotësuar kriteret për të përfituar nga fondi i konkurrueshmërisë.

Fondi i Konkurrueshmërisë u jep ndihmë financiare të drejtëpërdrejtë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe për të përfituar ato duhet të paraqesin dosjet aplikuese pranë sportelit të SME-ve. Sipas burimeve nga AIDA, gjithsej u paraqitën 27 kompani aplikuese të sektorëve të ndryshëm.

Kompanitë janë kryesisht nga qarqet Tiranë, Korçë, Lezhë, Fier, Berat dhe Shkodër, që operojnë në sektorët, prodhim përpunim letre, prodhim vaj ulliri, tregtim të verës , tekstile etj.

Sipas burimeve nga AIDA, aplikimet vazhdojnë dhe të ftuara janë të gjitha kompanitë që plotësojnë kriteret e vendosura në vendimin e datës 20 janar për Fondin e konkurrueshmërisë nga qeveria shqiptare.

Burimet thanë se fondi në dispozicion të kësaj skeme financimi për gjithë vitin 2016 është 280 milionë lekë, ndërsa një kompani ka limit maksimal financimi 14 milionë lekë. Skema është planifikuar të aplikohet për 4 vitet rresht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button