KosovaSporti

“Rio 2016”: Majlinda Kelmendi shkruan historinë, Medalje te arte!

Majlinda Kelmendi ka hyrë në histori duke marrë edhe medaljen e parë të artë për Kosovën, por edhe personale në një Olimpiadë. Kelmendi mundi në finale italianen Odette Giuffrida, të cilës i shkon medalja e argjentë.

Sytë e gjithë opinionit sportiv në Shqipëri dhe Kosovë kanë qenë të drejtuar sot në Rio tek Majlinda Kelmendi, si sportistja me shanset më të mëdha për të marrë medalje të artë në Rio de Zhaneiro.

Xhudistja e cila provon Lojërat në flamurin e Kosovës ka mposhtur zviceranen Evelyne Tschopp pas vetëm 25 sekondash, duke realizuar fitoren e saj të parë në karrierë në një Olimpiadë. Majlinda tejkaloi rivalen me një manovër klasi që i dha suksesin me ‘ippon’.

Fati i vendosi Kelmendit në çerekfinale me Kristan Lezhontil, xhudiste që kishte mundur kosovaren 4 vjet më parë në Londër. Majlinda sërish hasi në probleme të mëdha ndaj kundërshtares me ngjyrë, por përfitoi nga penalitetet në dëm të Lezhontil për të kaluar më tej.

Më pas Majlinda mposhti në gjysmëfinale xhudisten japoneze, Misato Nakamura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button