Ekonomia

Tuneli i Llogarasë, shkurton kohën dhe rrit sigurinë rrugore drejt jugut

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i punimeve në Tunelin e Llogarasë.

Rama thekson se puna vijon me ritme të larta për këtë vepër që shkurton kohën, ul kostot dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut.

Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.

Gërmimet kanë vijuar nga të dyja drejtimet e tunelit, Dukati dhe Palasa që do të përshkohen në vetëm 10 minuta.

Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe për Mesdheun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button