MaqedoniaPolitika

Kovaçevski: Bashkëpunim për tejkalim të krizave aktuale

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se “marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë më të mira se sot. Jemi shembull si dy fqinjë mund të bashkëpunojnë dhe të tejkalojnë në mënyrë të suksesshme krizat aktuale të situatës globale”.

Në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët në Shkup mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski theksoi se “më 19 korrik të dy në emër të qytetarëve të vendit tonë kishim nderin të nisim negociatat për integrimin në Bashkimin Evropian. Ju kolegë të respektuar nga Shqipëria treguat miqësi të vërtetë, përkrahje të padyshimtë në rrugën tonë evropiane dhe gjatë anëtarësimit në NATO”.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembulli i vërtetë për mënyrën si ndërtohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Kemi vendosur shtylla të fuqishme edhe për autostrada që lidhin fizikisht vendet dhe popujt tona. Dy qeveritë jemi në rrugën e fuqizimit dhe besimin e plotë në vlerat evropiane. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkërisht në rrugën evropiane. Republika e Maqedonisë së Veriut u vendos në mënyrë të qartë në linjën e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian në raport me luftën në Ukrainë këtë e bëri edhe Shqipëria Ne qëndrojmë bashkë në anën e paqes në botë dhe ruajtjen e stabilitetit të rajonit me interes të përbashkët që të pengojmë përpjekjet e palëve të treta për qëllimet e tyre qe të fusin Ballkanin në skenarë që rrezikojnë përfitimet demokratike për të cilat punuam”, nënvizoi Kovaçevski.

Sipas tij, integrimi euroatlantik është i rëndësisë së veçantë për ekonominë dhe standardin jetësor.

“BE më në fund e kuptoi se edhe interesi i saj strategjik është që Ballkani të jetë pjesë e Evropës”, tha Kovaçeksi.

Kryeministri Kovaçekvski u shpreh se “me anëtarësimin në BE do sigurojmë jetë cilësore. Sot Republika e Maqedonisë së Veriut dallohet si model i suksesshëm për të ndërtuar ura me fqinjët, Evropën dhe botën. Si i filluam bashkërisht negociatat kemi mundësi të shkojmë deri në fund bashkë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Me anëtarësimin në BE do sigurojmë jetë cilësore”.

“Njohja nga Evropa ishte shumë e rëndësishme, negociatat ishin të mundimshme dhe të vështira, por arritëm t’i ruajmë pozitat tona dhe të arrijmë atë për të cilën luftuam. Duhet ta ruajmë gjuhën maqedonase dhe ta ngremë në të njëjtin nivel me gjuhët e tjera të BE-së”, tha ai.

Kryeministri Kovaçevski  tha se “si dy shtete fqinjë mund të ndihmojmë njëri-tjetrin në zhvillimin ekonomik. Takimi i dytë në Shkup ndërqeveritar, pas të parit në Pogradec e avancojnë bashkëpunimin mes nesh veçanërisht në kohën e krizës globale, ekonomike dhe energjetike”.

“Sot do të firmosen memorandume në shumë fusha, ajo që dua ta nënvizoj është një dëshmi për bashkëpunim tonë të mirë, për kthimin e ikonave të nxjerra në mënyrë të paligjshme nga vendi ynë”, tha Kovaçeski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button