Home / Ekonomia / Vengu: Porti ekzistues i Durrësit nuk do të prishet, do të ridimensionohet

Vengu: Porti ekzistues i Durrësit nuk do të prishet, do të ridimensionohet

Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, i ftuar në një nga studio televizive në vend tregoi detaje në lidhje me projektin për portin e ri të Durrësit.

Vengu tha se projekti zhvillimor i portit do të zhvillohet në dy faza.

Sipas tij, porti ekzistues nuk do të prishet, por do të ridimensionohet. Ai nënvizoi se punimet pritet të fillojnë vitin e ardhshëm, ku faza e parë do të zgjasë 3 vjet.

“Porti aktual tregtar vijon të përmbushë funksionet e tij tregtare deri në zhvendosjen Porto Romano, prandaj projekti zhvillimor i marinës së Durrësit do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë është jashtë zonave të përpunimit portual. Deti është horizont zhvillimor. Në 17% të kësaj mase është tokë e pashfrytëzuar, jashtë terminaleve, e ndotur prej vitesh. Është një port disa vjeçar. Ka zhvillim dhe ridimensionim. Aseti më i vyer i shtetit shqiptar janë tolatat e Portit të Durrësit. Ato nuk tjetërsohen, investitori privat ka detyrimin t’i rehabilitojë, t’i përshtasë për funksionet e reja të një porti. Kemi nevojë për anije që qëndrojnë në Durrës, jo anije që vijnë për të marrë karburant dhe të ikin”, tha ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: