Home / Politika / Rama: Kush hyn në këto kanale kujton se informohet, po veç helmohet me gënjeshtra

Rama: Kush hyn në këto kanale kujton se informohet, po veç helmohet me gënjeshtra

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysa, e cila publikoi pamje nga përmbytjet në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Duke iu referuar shkrimit të publikuar në Balkanweb mbi këtë deklaratë, Rama u shpreh se këto janë gënjeshtra të trasha që verbojnë e nxisin urrejtjen.

Kryeministri u shpreh se kryetarja e bashkisë së Durrësit dhe gjithë punonjësit kanë qenë në krye të detyrës, pranë njerëzve.

“Mjerë kush hyn në këto kanale, lexon e kujton se informohet, po veç helmohet me gënjeshtra të trasha, jashtënxjerrje e neveritshme e helmit që verbon e nxit urrejtjen… Kryetarja e bashkisë së Durrësit në krye të detyrës, pranë njerëzve me tërë punonjësit, ndërsa këta të paudhë”, tha Rama.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: