Sporti

E pabesueshme në Botëror, Arabia Saudite përmbysi Argjentinën për 5 minuta

Pasi Argjentina e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Arabisë Saudire me gol të Lionel Messit, me fillimin e së dytës erdhi përmbysja e pabesueshme.

Minuta e 48-të dhe vendoset barazpesha në këtë ndeshje. Në goditjen e parë drejt portës bardhekaltër, sulmuesi arab S. Al-Shehri i vjedh kohën Romeros dhe godet me finesë, duke gjetur këndin e pamundur për t’u mbrojtur nga portieri Martinez.

Trajneri Scaloni dukshëm i mërzitur me të tijtë, sepse kanë shpërdoruar shumë dhe tashmë duhet ta nisin gjithçka nga “zero”, në kërkim të golit të avnatazhit. Në fakt, gjithçka përmyset në minutën e 53-të, kur S. Al Daësari ndëshkon për herë të dytë brenda pak minutash Argjentinën. Goditje e fortë për amerikano-jugorët, që nuk e prisnin një reagim kaq të fortë të kundërshtarit.

Perfundojne 90 minutat e rregullta te lojes. Loja shtyhen edhe 13 minuta te tjera. Argjentina e Mesit nuk arrin te beje azgje. Ndodh ajo qe nuk pritej nga askush. Argjentina, nje nga favoritet per fitimin e titullit Katar ’22 ka pesuar humbjen e pare, ne ndeshjen e pare te ketij boterori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button