Kosova

Bislimi: Pas marrëveshjes për targat, pritet takimi Kurti-Vuçiq për diskutimin e propozimit franko-gjerman

Pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, pritet të ftohen kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq për të diskutuar në lidhje me propozimin franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve.

Kështu tha kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi në një lidhje direkte në televizionin publik të Kosovës.

“Tani zoti Borrell do t’i ftojë shumë shpejt të dy liderët që të fillojnë bisedat intenzive rreth propozimit të tij dhe në mbështetje të Gjermanisë dhe Francës”, u shpreh ai në lidhje direkte në RTK.

Bislimi tha se sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia do të pushojë së lëshuari tabela të regjistrimit me denominime të qyteteve të Kosovës, ndërsa Kosova do të pushojë së vendosuri gjoba.

Edhe shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell tha se do t’i ftojë palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button