Home / Kosova / Uashingtoni e quan hap gjigant përpara marrëveshjen Kosovë -Serbi

Uashingtoni e quan hap gjigant përpara marrëveshjen Kosovë -Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur të mërkurën vonë në Bruksel.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve” thuhet në reagimin e Ned Pricë zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Palëve u bëhet thirrje që të përqendrohen tutje “plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve” në dialogun e lehtësuar nga BE.

” Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë për të avancuar të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës.”

Ne reagim po ashtu theksohet se Uashingtoni mirëpret vendimin e palëve për të vënë interesat e të gjithë njerëzve në plan të parë, ndërsa u kërkohet që të ndërmarrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre.

“Të dy palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve” theksojnë amerikanët.

Kosova dhe Serbia të hënën dështuan të arrijnë një marrëveshje në Bruksel. Kurti e Vuçiq, të mërkurën, i dërguan dy kryenegociatorët e tyre Bislimin e Petkoviqin, të cilët ranë dakord për targat, që kanë mbajtur në tension vendin javëve të fundit. Borell njoftoi se tash e tutje në Bruksel do të ketë bisedime për normalizim marrëdhëniesh dhe nëse njëra palë bllokon BE do ta ndërprejë procesin. Po ashtu në deklaratën e Borell u tha që palët e kuptojnë se duhen implementuar marrëveshjet në Bruksel, një referencë kjo për Asociacionin, për të cilën  Kurti ka hapur rrugë që Serbia ta trajtojë si çështje në kuadër të propozimit franko- gjerman.

Leave a Reply

%d bloggers like this: