roze

Në forma perfekte edhepse i ka 45 vjet, zbulohet “sekreti” i Shakirës

Anna Kaiser, trajnerja personale e Shakirës, ka pasur një karrierë të suksesshme që e ka bërë atë një nga të preferuar në mesin e të famshëmve.

Ajo krijoi metodën e saj të stërvitjes kur nuk mundi të gjente një që kishte gjithçka që i nevojitej duke bërë që shumë më pas të ndiqnin programin e saj. Ndër klientët e saj janë edhe Sarah Jessica Parker, si dhe shumë emra të tjerë të njohur.

Sa i përket Shakirës, Kaiser theksoi se një nga arsyet që kolumbianja ka një trup të mrekullueshëm në moshën 45-vjeçare është mëngjesi i saj, i cili gjithmonë përfshin dy ushqime.

Njëra prej tyre janë vezët e ziera, të cilat janë të pasura me proteina dhe e ndihmojnë atë të ruajë masën muskulore. E dyta janë copat e avokados, ideale për ruajtjen e yndyrave të shëndetshme që i nevojiten trupit.

Përveç kësaj, Shakira përfshin në vaktin e saj edhe domate, kripë deti, pak vaj ulliri dhe pi një smoothie me fruta të kuqe, ose lëng jeshil.

Sakaq kjo periudhë ka qenë shumë intensive për këngëtaren kolumbiane. Pas ndarjes së saj nga futbollisti Gerard Pique, ata zhvilluan një “betejë” për kujdestarinë e fëmijëve, Sashës dhe Milan-it.

Pique kërkonte me ngulm që djemtë e tij të vazhdonin të jetonin në Spanjë, ndërsa Shakira ishte e bindur të transferohej së bashku me to në Miami. Dhe kështu ndodhi, ajo së bashku me djemtë e saj do të jetojnë atje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button