Home / Kronika / “Sulm dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve”, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga AMA ndëshkim ndaj disa portaleve

“Sulm dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve”, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga AMA ndëshkim ndaj disa portaleve

Unioni i Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë kërkon marrjen e masave ndaj disa portaleve që kanë publikuar shkrime me qëllim sulmin ndaj gjyqtarëve.
Sipas këtij Unioni, kohët e fundit një sërë artikujsh mediatikë me përmbajtje fyese, denigruese, e të pavërtetë, qe cenojnë imazhin e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, kanë qarkulluar në mediet online.
Kështu, sjellim në vëmendje se, më datat 18.10.2022, 06.11.2022, 13.11.2022, 14.11.2022, 15.11.2022, 16.11.2022 artikuj të publikuar në faqet ‘prapaskena.com’, ‘demaskimi’, ‘in-front.org’ etj apo të shkruar nga gazetar (individ) kanë sulmuar personalisht Zv./kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Zv/kryetaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, një Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, një Gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke aluduar për histori që as nuk i korrespondojnë realitetit, as sjellin ndonjë benefit për publikun. Gjuha e përdorur ka qenë një gjuhë fyese, intimiduese, kërcënuese, duke përbërë qartazi krim urrejtjeje, përveç shpifjes ndaj një gjyqtari,  si funksionar i sistemit të drejtësisë”, theksohet në shkrim.
Këto raste, shton Unioni i Gjyqtarëve, përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar intimidimin, kërcënimin dhe ndikimin e paligjshëm të tyre nëpërmjet përndjekjes mediatike.

Unioni i Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë kërkon  reagimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për të ndërmarrë masa për identifikimin e zotëruesve të këtyre portaleve e çdo portali/ subjekti që do të veprojë në të njëjtën formë të kundërligjshme në të ardhmen dhe paraqitjen e kërkesës për mbylljen e tyre, për shkak të kryerjes së veprave penale të shpifjes, fyerjes së gjyqtarit, si dhe për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

Po ashtu këkrtohet procedim penal për kryerjen e hetimeve të menjëhershme për rastet e sipërcituara.

Unioni kërkon reagim dhe nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi për konstatim të diskriminimit mediatik, nëpërmjet përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe përndjekjes mediatike, për shkak profesioni.

Leave a Reply

%d bloggers like this: