Home / Ekonomia / Lekaj-Fier, do e paguajmë dy herë

Lekaj-Fier, do e paguajmë dy herë

Koncesioni i rrugës Lekaj-Fier, u zgjodh pa garë dhe me shifra investimesh të dyshimta.

Ekspertët thonë se nuk ka asnjë studim fizibiliteti të rrugës dhe se me vendosjen e traut me pagesë shqiptarët do e paguajnë dy herë këtë rrugë, herën e parë për ndërtimin dhe herën e dytë për koncesionarin.

Zef Preçi: Nuk ka asnjë studim fizibiliteti të bërë publik. Ne nuk mund të vazhdojmë të veprojmë kështu, që zgjohemi një mëngjes dhe të kuptojmë se kemi disa rrugë për të ndërtuar me kosto të fryra dhe përfitime të shumta.

Pyetje: A duhet të hidhen kaq shumë para për një rrugë të asfaltuar, në një kohë që Shqipëria ka nevojë për shumë akse të tjera rrugore?

Igli Tola: Së pari duhet menduar a janë realisht këto fonde që do shkojnë për këtë rrugë apo janë kosto të shtuara që normalisht justifikojnë edhe një tarifë trau.

Klodian Muço: Është thjesht një zgjerim korsie emergjente, në një situatë në të cilin është një tokë ën fushë nuk ka vepra arti, ura të rëndësishme të tjera. Duket që investimi të jetë i ekzagjeruar. Mos vallë këto investime duhet të shkojnë drejt Korridorit Blu

Zef Preçi: Ndërtimi i një rruge me pagesë presupozon ekzistencën e një rruge të lirë. Askush nuk thotë që kjo frenon konsumin, do të thotë që nëse dikush do të shkojë nga Tirana në një shtëpi plazhi në Vlorë, do të shkojë vetëm një herë.

Igli Tola: Një turist që vjen nga Kroacia, nga mali i zi, sheh standardet e rrugëve atje dhe sheh standardin e rrugëve këtu dhe problematikat e vendosjes së traut, ne padashje duke dashur që të ndihmojmë turizmin do e pengojmë dhe dëmtojmë atë.

Klodian Muço: Çmimet e kalimit të rrugëve në Shqipëri janë shumë më të shtrenjta se mesatarja e vendeve të BE. Do kthehet në normalitet që qytetarët do paguajnë dy herë, njëherë tek nafta dhe njëherë tek trau.

Igli Tola: Ka një strategji të gabuar dhe një mungesë vizioni në hartëzimin e rrjetit rrugor shqiptar

Klodian Muço: Duke qenë se rruga është publike, e ndërtuar me fondet e qytetarëve shqiptarë, me taksat e tyre, nëse do bëhej një zgjerim apo investim, shumë mirë mund ta bënte qeveria. Ngarkohen çdo ditë e më tepër taksa apo pagesa, nga ana tjetër nuk kemi një rritje të mirëqenies.

Ky koncesion u miratua pak javë më parë dhe ministria e Infrastrukturës dhe 8 kompanitë fituese janë në një proces diskutimi të kontratës, tërësisht jo transparent.

Leave a Reply

%d bloggers like this: