Home / Rajoni / BE jep 30 milionë euro ndihmë për sektorin e energjisë në Mal të Zi

BE jep 30 milionë euro ndihmë për sektorin e energjisë në Mal të Zi

Në janar të vitit 2023, Bashkimi Evropian do të japë 30 milionë euro grante për Malin e Zi për të mbështetur sektorin e energjisë, njoftoi ambasadorja e BE-së në Mal të Zi Oana Kristina Popa, gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e investimeve kapitale, Ervin Ibrahimoviq.

Sipas Qendra informative të BE-së, Popa dhe Ibrahimoviq diskutuan çështje me interes të përbashkët në lidhje me agjendat e energjisë, transportit dhe situatën e përgjithshme politike. Ambasadorja edhe një herë konfirmoi se Komisioni Evropian do tu sigurojë gjashtë partnerëve të tij nga Ballkani Perëndimor një paketë mbështetjeje energjetike prej një miliard euro.

Leave a Reply

%d bloggers like this: