Home / Politika / Macron: Duhet të jeni krenarë që prisni BE-në, me rëndësi solidariteti për energjinë

Macron: Duhet të jeni krenarë që prisni BE-në, me rëndësi solidariteti për energjinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi sot nga Tirana se është e rëndësishme që të punohet drejt solidaritetit të mëtejshëm dhe thellimit të axhendës politike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Në një prononcim për mediet para samitit BE-Ballkani Perëndimor, Macron u shpreh se “lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin”.

“Ne kemi që prej shkurtit e marsit duke punuar. Është e rëndësishme të ketë solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë. Gjithashtu edhe për procesin e integrimit në BE, është e rëndësishme që të punohet drejt solidaritetit të mëtejshëm dhe thellimit të axhendës politike”, tha ai.

Macron u shpreh se “kemi mundësi këtu bashkë me Kancelarin dhe të tjerët të diskutojmë për energjinë”.

“Jemi shumë krenarë dhe të lumtur që gjendemi këtu. Miku im i mirë, kryeministri Rama, më ka ftuar disa herë, jam këtu por do të kthehem për një takim dypalësh. Në një mot kaq me diell duhet të jeni tejet krenarë që prisni BE-në”, tha ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: