Home / Politika / Von der Leyen në konferencën e përbashkët: Një mesazh i qartë në këtë samit, të qenit së bashku!

Von der Leyen në konferencën e përbashkët: Një mesazh i qartë në këtë samit, të qenit së bashku!

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët për samitin BE-Ballkani perëndimor tha se dot u dha një mesazh i qartë, ai I të qenit së bashku.
Von der Leyen: Mbështetja jonë për rajonin vjen vërtet nga zemra. Duhet të punojmë së bashku. Ne nuk duam jetën, por të jetojmë jetën së bashku, faleminderit për këtë samit të mrekullueshëm. Një mesazh aq I qartë në këtë samit i të qenit së bashku, një samit partneriteti me biseda të thella, të qarta e të sinqerta, ne diskutuam shumë tema. Një temë madhore është se ne dëshirojmë të përballemi me sfidat që ka nisur Rusia në Ukrainë, për ne është e rëndësishme që së bashku me miqtë tanë nga BE, të reflektohet edhe në Ballkan çfarë ne bëjmë në BE. Fakti që familjet, bizneset do të kalojnë vështirësi, 1 mld euro për sektorin e energjisë, 500 mln mbështetje buxhetore që në formë të shënjestruar u shkojnë familjeve në nevojë dhe bizneseve. 500 mln euro mbështetje për infrastrukturën, që të bëhen investime për energjinë e së ardhmes, e rinvoueshme, më e mirë, më e gjelbër që prodhohet në vendin tonë, mundëson edhe vende pune të reja, ne dje miratuam 6 projekte të ndryshme që shkojnë nga fermat fotovoltaike, energjia m e erë, rehabilitimi I hidrocentraleve, theksi vihet edhe tek investime për spitale, shkolla me anë të një sistemi efikas të energjisë, kjo është një pjesë e saj, ky plan ekonomik po ecën në drejtimin e duhur, gjëja tjetër ka të bëjë me situatën në të cilën shihet marrëdhënia mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, kemi parë progres, u bë konferenca e parë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, një hap historik për çeljen e negociatave. Ne komisioni kemi rekomanduar dhënien e vendit kandidat edhe të Bosnjës dhe pritet marrja e një vendimi nga Këshilli. Ka edhe një çështje tjetër të rëndësishme. Dua t’ ju përgëzoj shumë për ecurinë që ka pasur përparime, një gjë e mirë për rajonin të cilat theksojnë lirinë për të punuar, të gjitha temat të rëndësishme për qytetarët të cilat theksojnë rëndësinë e këtij samiti. Migracioni ka qenë një sfidë që jeni përballur, me interes të plotë dhe të përbashkët, këtu bëhet fjalë menaxhimin e emigracionit, një plan veprimi për të rritur bashkëpunimin reciprok, është një sfidë e përbashkët dhe do e menaxhojmë së bashku në mënyrë që të mbahen regjimet pa viza. Kjo çështje ka të bëjë me rininë dhe e di se sa e rëndësishme është për ju. Ju keni qenë të parët që më keni thënë që janë shanset për të rinjtë. Universitetet e BE do të mund të bëhen pjesë e BE që do të thotë që studentët e Evropës do të mund të studiojnë në vende të tjera në formë virtuale. Nga ana ime është një gjë që shpresoj që në një nga samitet e tjera do të them ja e arritëm këtë gjë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: