Kronika

Sali Berisha jep sot dëshminë, Policia shoqëron dy truprojat, Gert Shehu ende në Spitalin e Traumës

Ish-kryeministri Sali Berisha, pritet të shkojë këtë të mërkurë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për të dhënë dëshminë e tij për sulmin që ju bë në nisje të protestës. Kreu i PD u qëllua me grusht nga një person i identifikuar si Gert Shehu, shkruan newsbomb.al.

Kjo është një procedurë standarde, ku Berisha pritet të japë dëshminë e tij në cilësinë e personit të dëmtuar. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme edhe dy truprojat personale të ish-kryeministrit janë shoqëruar në Komisariatet përkatëse, për të dhënë deklarim.

Shenjat e dhunes ne fytyren e Sali Berishes

31 vjeçari me origjinë nga Tepelena arriti të kalonte lehtësisht dje truprojat dhe qëlloi në fytyrë liderin demokrat. Mirëpo, më pas pati një reagim të vrullshëm ndaj tij dhe Gert Shehu u rrah barbarisht nga simpatizantët dhe truprojat e Sali Berishës. Për këtë të fundit, ata janë shoqëruar në polici.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga Syri Tv, në orët e vona të së martës, efektivë të Policisë së Tiranës kanë shkuar në shtëpinë e një prej truprojave. Deri tani nuk ka njoftim zyrtar nga blutë e kryeqytetit, nëse ata do të procedohen për goditjet ndaj Gert Shehut, apo deklarimet janë vetëm në kuadrin e procedurave zyrtare.

Policia ne shtepine e nje prej truprojave te Sali Berishes

Autori i sulmit ndaj Sali Berishës ndodhet ende në Spitalin e Traumës dhe po merrspital mjekim, për shkak të goditjeve të marra në kokë dhe trup, shkruan newsbomb.al. Ai nuk ka pranuar të flasë, duke thënë se do ta bëjë këtë në një moment të dytë.

Në foton e mëposhtme, Gert Shehu shfaqet me pranga në duar teksa firmos dhe një procesverbal të mbajtur nga oficerët. 31 vjeçari me origjinë nga Tepelena por me banim prej më shumë se 20 vitesh në Tiranë, në zonën e Urës së Tabakëve, duket me hematoma dhe enjtje në kokë.

Gert Shehu ne Spitalin e Traumes

Menjëherë pas mbylljes së protestës, Sali Berisha organizoi një konferencë për mediat në seli dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Policinë e Shtetit. Sipas ish-kryeministrit, Gert Shehu ishte bashkëpunëtor i Policisë Kriminale dhe shërbente për t’u infiltruar mes trafikantëve të drogës dhe besimtarëve në Xhami.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ju përgjigj Sali Berishës, duke deklaruar publikisht se Gert Shkëlqim Shehu nuk kishte qenë asnjëherë pjesë e strukturave policore, as si agjent dhe as si informator. Ai u shpreh se të gjitha strukturat ishin angazhuar për zbardhjen e plotë të rastit dhe rrethanave në të cilat ndodhi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button