Home / Politika / Reagimet për samitin: BP në linjë me BE, u inkurajua bashkëpunimi gjeostrategjik!

Reagimet për samitin: BP në linjë me BE, u inkurajua bashkëpunimi gjeostrategjik!

Një tregues i fortë i qëndrimit gjeopolitik të partnerëve, veçanërisht kur Rusia vazhdon konfliktin dhe agresionin e saj në Ukrainë, dhe një qëndrim i qartë i Ballkanit Perëndimor në linjë me BE-në, e cila e mirëpret vendosmërinë e vendeve partnere të rajonit për të mbështetur idealet dhe parimet europiane në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Në këtë optikë është parë rezultati i samitit të një dite më parë në Tiranë, ne deklaratën e të cilit tha se blloku “zgjeron bashkëpunimin me partnerët, e i nxit ata të bëjnë përparim të shpejtë dhe të qëndrueshëm drejt harmonizimit të plotë me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE.

Treguesit konkretë të këtij angazhimi, sipas analistët, u panë haptazi në deklaratat e bëra nga Presidentit i Këshillit Europian Charles Michel e Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Jam i bindur në mënyrë absolute që e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor në BE, ”, tha Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, që njoftoi dhe një paketë financiare për të ndihmuar BP në përballimin e pasojave të rënda lidhur me pasojat e luftës në Ukrainë në furnizimin me energji dhe sigurinë ushqimore”.

Si tregues i forcimit të bashkëpunimit mes BE dhe BP në samitin e Tiranës u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit për tarifat roaming mes operatorëve të telekomit të BE dhe BP.  Samiti BE-BP dha disa tregues konkretë dhe të qartë të vullnetit për të përforcuar bashkëpunimin gjeo-strategjik mes tyre. Por nuk dha asnjë datë se kur rajoni do të mund të anëtarësohet në BE. Liderët e BE nuk qartësuan, nëse do të zbatojnë rekomandimin e fundit të Parlamentit Europian që ‘negociatat e anëtarësimit të vendeve kandidate në BP duhet të përfundojnë deri në vitin 2030”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: