Një incident ka ndodhur pak më parë pranë Kuvendit në Tiranë, ku një person është futur me makinë brenda në oborr, duke dëmtuar traun.
Mësohet se emri i personit eshte Mariglen Berisha, banues në rrugën “Sitki Çiço”, i komunitetit Rom, po tentonte të parkonte mjetin e tij brenda territorit të Kuvendit por nuk është lejuar nga garda.
Paraprakisht dyshohet se ai kurohej me ilaçe depresioni dhe ende nuk dihet shkaku i incidentit.
Personi është shoqëruar pranë komisariatit nr.1 në Tiranë dhe i është bindur efektivëve për veprimet e mëtejshme.
“Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament. 32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- njofton policia.
Ndërkohë, komandanti i gardës Gramoz Sako po bën kontrollin e zonës.