Home / Politika / Ambasadorja Yuri Kim takim ‘kokë më kokë’ me Presidentin Begaj, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadorja Yuri Kim takim ‘kokë më kokë’ me Presidentin Begaj, zbardhet çfarë u diskutua

Një ditë pas samitit BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj. Ka qenë vetë diplomatja që ka dhënë detaje për takimin mes tyre.
Në një reagim në Twitter, Ambasadorja shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin përpjekjet e Shqipërisë në Reformën në Drejtësi, për rrugën drejt Bashkimit Europian.
Faleminderit Presidentit Bajram Begaj për mundësinë për të shprehur urimet për  pritjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor- hera e parë që ky samit mbahet jashtë Brukselit. Mbështes fuqimisht përpjekjet për të ndërmarrë hapat e nevojshëm – përfshirë reformën në drejtësi, për t’u bashkuar me Bashkimin Europian”- shkroi Kim.
Diplomatja shtoi se gjatë takimit u bë një një rishikim i të gjithë arritjeve për vitin 2022 në bashkëpunimin mes dy vendeve si aleatë të NATO-s dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022 – si aleatë të NATO -s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miqtë më të mirë – që i sollën   marrëdhëniet në nivele të larta historike. Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin në demokraci, mbrojtje dhe biznes” -shton diplomatja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: