Home / Rajoni / Mediat serbe: Vuçiç nuk e firmosi deklaratën e përbashkët në Samitin e Tiranës

Mediat serbe: Vuçiç nuk e firmosi deklaratën e përbashkët në Samitin e Tiranës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka marre pjese ne Samitin e zhvilluar dje ne Tirane BE-Ballkani Perendimor, por ai nuk e ka firmosur deklaratën e përbashkët në të cilën shpalosen qëndrimet përfundimtare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt ditën e sotme në Tiranë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas së cilave, presidenti Vuçiç, nuk ka rënë dakord me pjesën në të cilën vendosen sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Siç raportojnë mediat vendase, Vuçiç u shpreh gjatë konferencës për media, se Serbia nuk do të marrë pjesë në vendosjen e masave kufizuese kundër Rusisë.

“Nuk mund të pajtohem apo të qëndroj pas deklaratës, pasi nuk isha unë ai që e shkrova deklaratën, por duhet ta them se ne nuk ramë dakord për sanksionet kundër Rusisë…Është fakt, dhe disa njerëzve u pëlqen, kurse disa të tjerëve jo. E thashë që sjellja ndaj sanksioneve është aktualisht, sjellja ndaj qytetarëve serbë. Nuk është normale që ne të marrim pjesë në politika të tilla. Ne e kuptuam mirë mesazhin e BE-së, e kuptova edhe gjatë diskutimit.

Aleksander Vuçiç”

Leave a Reply

%d bloggers like this: