Politika

Nikolla: 8 Dhjetori, rilindja e ëndrrës evropiane

Kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla dha sot një mesazh me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë.

“Me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, përshëndes vajzat dhe djemtë e Shqipërisë, nxënësit, studentët, punëtorët dhe specialistët e rinj. 8 Dhjetori nuk është thjesht një ditë sensibilizimi, por reflektimi e inspirimi: është dita e rilindjes së ëndrrës evropiane të rinisë dhe gjithë shqiptarëve”, u shpreh Nikolla.

“Inkurajoj rininë të përfshihet më shumë në jetën shoqërore e politike, si qytetarë të angazhuar”, theksoi kryetarja e Kuvendit.

“Të bëhet promotore e teknologjive të reja në “kontinentin dixhital”, pa u shkëputur nga komunikimi njerëzor dhe kontributi në shoqëri. Të bëhet nxitëse e ndërtuese e solidaritetit mes brezave”, shkroi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button