Home / Politika / Ambasada e SHBA-së: Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit

Ambasada e SHBA-së: Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përkujtuar sot Ditën Kombëtare të Rinisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane shkruan se 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë kështu protagonistë të një momenti të rëndësishëm në historinë shqiptare.

“Më 8 Dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre”, theksohet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së.

Më tej, ambasada nënvizon se “të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar, ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: