Politika

Përkujtohet Dita Kombëtare e Rinisë, Berisha: Shqipëria në një rrokullisje të madhe, Shqipëria shpëtohet me revolucion

Sot përkujtohet 8 dhjetori, Dita e Rinisë në Shqipëri, ku 32 vjet më parë protestat studentore përmbysën regjimin komunist. Dita Kombëtare e Rinisë, u caktua si e tillë nga Kuvendi i Shqipërisë më 8 dhjetor të vitit 2009, për të kujtuar lëvizjen e studentëve në dhjetorit e vitin 1990, e cila ishte pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot për herë të parë në publik pas sulmit të dy ditëve më parë ku u sulmua nja një i ri në protestën e opozitës.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar nga FRPD-ja, Berisha iu dha zemër të rinjve se janë shpresa për të shpëtuar vendin. Sipas tij Shqipëria është në rrokullisje të madhe për shkak të kësaj qeverie.

“Të dashur delegatë të FRPD-së, të dashur anëtarë dhe anëtare të FRPD-së, kudo ku ndodheni sot, i dashur Besart, kryetar i FRPD-së, drejtues të mëparshëm të kësaj organizate me një histori dhe të ardhme të jashtëzakonshme, me një rol sa madhor në historinë e këtij vendi, në historinë e shqiptarëve, po kaq të madhërishme për të ardhmen e shqiptarëve. Sot mblidhemi në Kuvend pasi ju, drejtuesit tuaj, anëtarët e FRPD, u shndërruar në fibrën me të fuqishme të rithemelimit të PD, të rivitalizimit të saj. Ai revolucion kishte dy qëllime madhore, shpëtimin e PD dhe shpëtimin e Shqipërisë. Ju vini krenarë pasi keni realizuar me sukses të plotë misionin e parë. Ju vini krenar dhe më të vendosur se kurrë, më të fuqishëm, në misionin tuaj të dytë, i cili është mision i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e kombit shqiptar. A do mundeni ju me energjitë, guximin tuaj të shpëtoni Shqipërinë e cila ndodhet në një rrokullisje të madhe. Përballet sot me pasoja të një pushtimi të brendshëm ndër më të egërit e historisë kombëtare. A do mundet të shpëtoni ju sot Shqipërinë që është sot vendi më i agresuar, më viktimë e mafies shqiptare, rajonale dhe botërore. E them këtë dhe shtroj këtë pyetje, por bindja ime e thellë është se ju keni të gjithë potencialin, energjinë, entuziazmin dhe forcën për të shpëtuar këtë vend. Për ta vendosur atë përsëri në rrugën e së ardhmes, të dinjitetit kombëtar dhe integrimit euroatlantik.”, tha Berisha.

Berisha gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Edi Rama nxori një kriminel për ta goditur në protestë, por shtoi se një njeri mund ta godasësh apo vrasësh, por kauza nuk vdes kurrë.

“Sot fjala dhe kryefjala e ditës dhe kohës është revolucion, dhe vetëm revolucion. Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, me deklarata shpëtohet me revolucion, e shpëtojnë guximtarët, ata që e duan, që i dalin zot, ata si ju të cilët jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë me fundërrinat e regjimit të vjetër, me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, liritë dhe dinjitetin e tyre. Miqtë e mi, forumi dhe PD prej një viti u angazhua në një përpjekje të madhe për të vendosur votën në piedestal. Zhvilluam primaret, referendumet, në mënyrë që secili prej jush të ketë pushtetin dhe dinjitetin e vet. Këto nuk i kemi vetëm për veten tonë, do bëmë gjithçka t’ia garantojmë çdo qytetari shqiptarë atij që na saboton dhe atij që na voton. Sot në pushtet është një klikë që urren liritë tuaja. Një njeri që ka shndërruar shtetin në një makineri monstruoze, të shtypjes dhe plaçkitjes së votës. Që përdor paratë dhe taksat e prindërve tuaj për të vjedhur votat.

Të rinjtë ikin dhe largohen sikur ky vend të ishte i mallkuar, por ky vend është i bekuar. Por ne do t’ia dalim, ne do i dalim zot Shqipërisë jemi të gatshëm të luftojmë çdo pushtues dhe mafie të saj.

Asgjë nuk na ndalon ne pa realizuar qëllimet tona, Edi Rama, ky frikacak nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan, por një njeri mund të gjuhet, dhe vritet, por kauza nuk vdes kurrë more mjeran!

Ne do ta faktojmë shpejt se kauza jonë do të triumfojë, se Shqipërinë s’ta japim kurrë, se votën e lirë s’ta japim kurrë. Ata që kanë luftuar pushtues në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje ja liri, ne do ta luftojmë me moton jetën e japim votën nuk ta falim! Mjerë ti që ke prek votën tonë.

Ju mbaroni Kuvendin, partia mbyll primaret. Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me të gjithë potencialin tonë me këtë armik, përbindësh që po ushtron gjenocid mbi shqiptarët. Unë kam besim të madh se secili prej jush e ka shumë të qartë”, tha Berisha.

Related Articles

Comente

  1. Mjer ai qytetar qe i beson keti bastardi qe, ka vrare , mashtruar , vjedhur shqiptaret me gjthfare menyrash, dhe ka favorizuar femijet e tij dhe te afermit duke i pasurur, sa sdine se sa kane. Si sharlatan dhe aventurjer ka shkateruar shtetin, ushtrin, ekonomin kombetare,ka minuar demokracin , ka mbjell koorupsjonin dhe cperfytyruar qytetaret , duke i bere vjedhes te pasuris te shtetit dhe asaj private. Per gjith keto te keqia meriton vetm ndeshkim nga drejtesia dhe Spaku qe, spo levis akoma edhe pse esht shpallur non grata nga SHBA dhe Anglia.63

  2. Sali Berisha ka bere pakt te heshtur ,I njejte me paktin qe perdorin mafiozet. Ai nuk do fuse ne burg asnje kundershtar te larte si shkembim me nje mandat tjeter 4-vjecar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button