Sporti

KATAR 2022 – Franca në finale, pas fitores kundër Marokut, i pranishëm Macron

Franca u bë mbreme skuadra e dytë finaliste, pasi mundi Marokun me rezultatin 2-0, sipas pamjeve televizive.

Në ndeshje ishte i pranishëm edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Rezultati i pjesës së parë të ndeshjes ndryshoi shumë shpejt, kur Theo Hernandez shënoi në minutën e pestë pas një aksioni të gjatë të francezëve.

Në këtë pjesë loje, të dy ekipet goditën shtyllat, fillimisht francezët dhe më pas marokenët.

Në pjesën e dytë, Franca shënoi sërish me anë të Kolo Muani (79′).

Franca do të luajë ndeshjen finale të dielën, më 18 dhjetor, në orën 16:00 kundër Argjentinës, ndërkohë që ndeshja për vendin e trete do të zhvillohet të shtunën, më 17 dhjetor, në të njëjtën orë, mes Kroacisë dhe Marokut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button