Sporti

“Messi një legjendë, por ne jemi Franca”, Hugo Lloris ndez finale

Messi është një legjendë e sportit tonë, por kjo është një sfidë ndërmjet Francës dhe Argjentinës, ka lojtarë shumë të mirë në të dy kampet. Unë kam besim te mbështetja e tifozëve francez, pjesa tjetër nuk më intereson”.

Me këto fjalë e nisi konferencën për shtyp kapiteni i Francës, Hugo Lloris duke shtuar:

“Argjentina dhe Franca janë dy përfaqësuese të mëdha në futboll. Sigurisht kur ke përballë një lojtar si Messi duhet të kesh një përqendrim special, por siç e thashë, Argjentina nuk është vetëm Messi. Ata kanë një brez të mirë lojtarësh, por mos harrojmë, ne jemi Franca”, u shpreh Lloris.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button