ArteKronika

Albina dhe familja Kelmendi përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision, Elsa Lila fiton çmimin e parë

Albina dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023, i cili do të mbahet në Liperpul.

Albina dhe familja e saj morën votat maksimale nga votimi me mesazhe i publikut.  Kënga “Duje” pati ovacione dhe u këndua nga spektatorët e Festivalit të 61-të të Këngës në RTSH, ndërsa Albina dhe familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës me vlerësimin e jurisë profesioniste.

“Ju dua shumë do ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh këngëtarja në skenë, pasi mori çmimin e shumëpritur.

Këtë vit Festivali i Këngës në RTSH vendosi që për herë të parë kënga përfaqësuese në Eurovision të zgjidhej 100% nga votat e publikut.

Ndërsa Elsa Lila është fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH me këngën “Evita” dhe vendi i tretë u mor nga 2 Farm me këngën “Atomike.

Në skenë e Festivalit të përvitshëm të RTSH-së u ngjitën edhe balerinët e njohur Ambeta Toromani që rikthehet në këtë skenë pas 20 vitesh dhe Klejdi Kadiu.

Me kostumet tradicionale popullore shqiptare, balerinët dhuruan emocione me interpretimin e valleve popullore.

“Në skenë nuk kemi kërcyer asnjëherë të dy së bashku këngë popullore. Adrenalina që të sjellë skena është e madhe, por publiku na jep forcë”, u shprehën dy balerinët.

Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpul, pasi Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës.

Related Articles

Comente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button