Sporti

Vdes Pele, mbreti i futbollit

Pele, Perola Negra, ose Perla e Zezë, i cili për dekada është cilësuar si mbreti i futbollit, vdiq dje në moshën 82-vjeçare, sipas “The Washington Post”.

Agjenti i tij, Joe Fraga konfirmoi dje vdekjen e tij. Pele u shtrua në spitalin e San Paulos, në Brazil, muajin e kaluar, ku iu nënshtrua trajtimeve për kancerin e zorrës së trashë.

Fama e Pele-s në futboll, zgjati tre dekada, në të cilat ai ndihmoi Brazilin të fitonte titujt e Kupës së Botës në 1958, 1962 dhe 1970. I shpejtë, i shkathët, i aftë me të dyja këmbët dhe me goditjet me kokë, Pele kishte aftësi improvizuese të një mjeshtri në fushën e futbollit.

Gjatë karrierës së tij profesionale 22-vjeçare, Pele u shfaq në më shumë se 1300 ndeshje dhe shënoi pothuajse po aq gola.

Ai ishte 20 vjeç kur presidenti i Brazilit e shpalli atë një thesar zyrtar kombëtar. Pele ishte një aset tepër thelbësor për interesin kombëtar.

Megjithatë, i lindur dhe i rritur në varfëri, kampioni i futbollit, i njohur zyrtarisht si Edson Arantes do Nascimento, ishte ndër futbollistët e parë në botë që njohu fuqinë dhe pasurinë e markës personale.

Më vonë gjatë karrierës së tij, pasi u tërhoq nga klubi brazilian Santos, që ishte skuadra dominuese e vendit në vitet 1960, Pele arriti të nënshkruante një kontratë me New York Cosmos të Ligës së Futbollit të Amerikës së Veriut në 1975, kur ai ishte mes të 30-tave. Marrëveshja thuhet se u ndërmjetësua nga sekretari i Shtetit Henry Kissinger, një nga admiruesit e flaktë të Pele.

Një vit më parë, organi qeverisës ndërkombëtar i futbollit, FIFA, emëroi Pele dhe Diego Maradona të Argjentinës, si bashkëlojtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të.

Related Articles

Nje koment

  1. Pele nje mbret dhe nje super personalitet ne fushen e futbollit por edhe jashte saj. Pele ishte I vetmi lojtar qe beri nje planet te tere te adhuroje dhe te bie ne dashuri me lojen magjike te futbollit. Nga ajo magji dolen lojtaret e tjere qe e pasuan ate por e kishin idhullin e tyre. U prefsh ne paqe i madhi PELE .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button