Kryeartikull

Mjerim politik, moral dhe njerëzor

Një foto e një çante Louis Vuitton me flamurin kombëtar e postuar sot nga Kryeministri ka marrë 21 mijë pëlqime, 1400 komente dhe 900 shpërndarje?!

Te pëlqimet krahas anëtarëve të qeverisë, spikasin kryebashkiake, por edhe inspektoriati shtetëror i mbrojtjes territorit, ambasada shqiptare Kanada, ambasadashqiptare Sofie, ambasada shqipyare Riad, konsullata e pergjithshme e nderit Finlande!
Meqë jemi në sezonin e gripit nuk mbesin pas me pëlqime as qendra shëndetësore Petrele, qendra shëndetësore 5 Tiranë dhe dhjetëra institucione që mesa duket ka e prioritet pëlqimet, komentet dhe shpërndarjen e postimeve të kryeministrit.
Nuk ja vlen të përmendësh këtu ushtrinë e ndjekësve fallco dhe patronazhisëve, por në këtë dehje me lajke duhen përmendur dy fakte për të zgjuar nga dalldia atë që dëshiron.

Çantat me flamuj të vendeve të ndryshme të botës përfshirë dhe të Shqipërisë u prodhuan në korrik 2018. Nuk patën fare sukses.

Louis Vuitton ka ndërruar jetë në 1892, 20 vjet para se flamuri ynë të ngrihej në Vlorë.
Më 1871 atelienë e tij dhe dyqanin në Paris ia rrafshuan revolucionarët e Komunës së Parisit.
Më 1992 LV ka hapur dyqan në Kinë dhe me 2003, në Moskë.
Dyqanin më të madh në rajon e ka në Beograd.
Babai i LV ishte…mullixhi, ndërsa vetë LV ka punuar që në moshën 14 vjeç si çirak.
Nga banesa e tij deri në Paris ku gjeti punën e parë iu desh të ecte 400 km në këmbë! (u largua nga familja se e keqtrajtonte njerka)
Por të kthehemi te çanta “patriotike” e cila ka çmimin 9900 euro! Ka njerëz në Shqipëri që e pëlqejnë këtë çantë se ua mban xhepi ta blejnë, mund të ketë edhe institucione qe kanë fonde dhe nuk e kanë problem ta porositin.
Pyetja është se çfarë kuptimi ka që kësaj foto i bëjnë like: PS Grmash , PS Mallakastër, PS Ndrq, PD Zejmen, PS Lushnjë, dhe PS Gjirokastër?!..
Megjithëse jam i bindur që PD Gjirokastër do e tërheqë pëlqimin sapo të marrë vesh çmimin’

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button