Home / Kronika / 1000 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër, Oboti pa drita dhe pa ujë

1000 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër, Oboti pa drita dhe pa ujë

1000 hektarë tokë ndodhet nën ujë në bashkinë e Shkodër, ndërsa disa fshatra janë pa energji elektrike.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sot në Obot janë 600 hektarë tokë e përmbytur, më shumë se një ditë më parë.

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Fshati është pa energji elektrike, ndërsa ujësjellësi ka dalë jashtë funksionit.

Në njësinë administrative Dajç, fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç janë pa energji elektrike. Pjesa më e madhe e Velipojës është pa energji elektrike.

Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.20, ndërkohë që kuota maksimale është 7.50 m.

Niveli i Liqenit shënon 7.85 m me një rritje prej 23 cm me oren 19.00 të një dite më parë. Kuota maksimale është 8.70 m.

One comment

  1. Ku nderton pa leje e merr riskun vete or tej !!!

Leave a Reply

%d bloggers like this: