Home / Ekonomia / Mbikëqyrja e basteve online/ Verifikim i standardeve nga AKSHI dhe kalim në Komisionin e Licencave

Mbikëqyrja e basteve online/ Verifikim i standardeve nga AKSHI dhe kalim në Komisionin e Licencave

Në draftin e paraqitur nga Ministria e Financave vërehet se bastet sportive do të jenë vetëm online.

Në këto kushte një rol të madh në këtë proces do të ketë edhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit që duhet të bëjë verifikimin e standardeve të faqeve website por dhe aplikacioneve që do të krijohen nga kompanitë e licensuara. Këto kompani do duhet të kenë licencë dhe për sistemet e lojërave që do krijojnë.

Gjithashtu AMLF do të marrë përgjegjësi më të mëdha mbi supe. Pranë saj do të ngrihet Komisioni i Licencave që deri më tani po mendohet të përbehet nga tre përfaqësues nga ministria përgjegjëse për financat, dy përfaqësues nga AKSHI dhe një anëtar nga Ministria e Mbrojtjes Sociale.

Kriteret për të marrë licencën nga kompanitë janë se shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1.2 miliardë lekë, të deklarojë burimin e kapitalit, të paraqesë kufizimet për ndryshimin e pronësisë së aksioneve, subjekti aplikues ose një nga aksionarët duhet të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në jo më pak se 3 shtete të OECD dhe jo më pak se 3 vite, të disponojë marrëveshjen me subjektin e licencuar për ofrimin/miratimin e Programet/sistemi/Websitet/aplikacionet të nevojshëm si dhe të ketë fuqinë mesatare të nevojshme të punonjësve.

Ndërkohë parashikohen që të jenë jo më shumë se pesë kompani të licensuara në rang kombëtar. Thirrja për dhënien e licencës do të zhvillohet nëpërmjet një njoftimi publik nga AMFL në të cilën subjektet do të bëjnë ofertat e tyre dhe më pas komisioni I vlerësimit do përcaktojë fituesit.

Lojërat e fatit do të tatohen në masën 25% të ardhurave bruto  nga loja, ndërsa do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do të përcaktojë me vendim se sa do të jetë shuma që do të kalojë në fondin e ministrisë përgjegjëse për sportin. Kështu në draftin e rishikuar, hiqet neni I mëparshëm ku përcaktohej se 0.4% e xhiros vjetore nga loja do t’I kalonin ministrisë përgjegjëse.

Lojërat e fatit ndryshe nga siç ishte parashikuar në fillim se shumica e fondeve do të kalonin tek ministria e sporti shihet se do të ketë vetëm një fond të paracaktuar nga Këshilli I Ministrave. Gjithçka do të jetë online. Ajo që vihet re është se për kompanitë do jetë shumë më e vështirë që të marrin licencën, ndërsa tatimi është rritur nga 15% që ishte në ligjin e mëparshëm në 25%.

Në draft nuk shikohet të jenë as rregullat e përfolura se do të ketë kufizime për lojtarët apo vendosjen e një kufiri se deri ku ata mund të luajnë. Ministria e Financave ndërkohë pret që brenda marsit ligjin ta miratojë në Kuvend.

2 comments

  1. Bene e cfare nuk bene dhe prape i hapen Bastet!!!

  2. Bastet i vune perseri sepse Thesari I Shtetit nuk ka leke!!!

Leave a Reply

%d bloggers like this: