Sporti ne bote

Messi gol, Ronaldo dopietë: spektakël mes Al Nassr/Al Hilal dhe PSG-së

Ndeshjen e shumëpritur mes Ronaldos dhe Messit e fiton argjentinasi. Në fakt, PSG mundi përzgjedhjen saudite të Al Nassr/Al Hilal me rezultatin 5-4, duke fituar kështu ‘Riyadh Season Cup’. Mbizotëruan emocionet, golat dhe veprimet e shumta teknike, ku ndeshja padyshim ra me ton në minutat e fundit, pas një ore të bollshme argëtimi dhe ritme intensive.

Një miqësore me një shije të së shkuarës mes Riyadh XI të Cristiano Ronaldos dhe PSG-së të Lionel Messit. Në stadiumin King Fahd, francezët fituan 5-4, me dy yjet që vodhën sërish shfaqjen. Argjentinasi zhbllokoi ndeshjen (3′), më pas vjen dopieta e portugezit (34′, 51′). Për parisienët shënuan edhe Marquinhos (43′), Ramos (53′), Mbappé (61′) dhe Ekitike (78′). Për të zotët e shtëpisë, golat e Jang (56′) dhe Talisca (94′).

Në fund të ndeshjes, portugezi u votua si lojtari i ndeshjes pas dopietës të tij ndaj PSG-së. Një miqësore e bukur, e cila pa edhe një herë si protagonistë (si kundërshtarë) Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button