Kosova

Protestë kundër Albin Kurtit në Prishtinë, ish-luftëtarët e UÇK-së: Kryeministër, mos na shkel në gjak!

Është pritur me protesta në Prishtinë deklarata e kryeministrit Albin Kurti për Oliver Ivanoviq, ish liderin e vrarë të serbëve të Kosovës,  i cili tha se “ai ishte një luftëtar i përkushtuar për interesat e vendit”.
Me moton “Kryeministër mos na shkel në gjak”, protesta e fëmijëve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë po mbahet në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”.
“Fjalimi i Albin Kurtit për Oliver Ivanoviqin është shembulli më i keq se si një kryeministër shkel mbi historinë e popullit të vet”, është shprehur Berat Beqiri, i biri i një dëshmori.
“Dorëhiqu e mos kontriboni në agjenda të armikut”.
“Unë jam dëshmitar kryesor për masakrën që e ka kryer Ivanoviq, tre anëtarë të familjes i kam të vrarë. Turp kryeministër, kërko falje” është shprehur  Tefik Sejdiu, familjar i tre viktimave në masakrën në Mitrovicë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button