Home / Politika / Berisha: Komision hetimor parlamentar mbi lidhjet e McGonigal në Shqipëri

Berisha: Komision hetimor parlamentar mbi lidhjet e McGonigal në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se PD do të kërkojë komision hetimor parlamentar mbi lidhjet e Kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, i vendosur së fundmi nën hetim në SHBA.

“PD do merret me lidhjet obskure të Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës, në këtë aferë të gjithanshme agjenturore, mafioze, të shumëllojshme. Në një vend ku ka drejtësi, natyrisht krijohet një grup menjëherë, hetimor, dhe vendosen lidhje të menjëhershme me vendet partnere për një hetim. Kjo nuk ndodh. ‘SKAP-i’ i partisë është i betuar se nuk mund të hetojë kurrë partinë e tij”, tha Berisha në një deklaratë për medien.

Berisha theksoi se PD do të ngrejë një komision hetimor parlamentar dhe do të vendosë lidhje me Kongresin e SHBA-së.

“Do japim kontributin më të madh për hetimin e kësaj afere, e cila shëtit si re e zezë mbi qiellin e Shqipërisë dhe më gjerë. Edhe njëherë, dënoj këtë bashkëpunim mafioz agjenturor me zyrtarin më të lartë të arrestuar ndonjëherë të FBI me lidhje ruse”, tha Berisha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: