Sporti

Granit Xhaka shpallet futbollisti më i mirë i Zvicrës

Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë i Zvicrës, për vitin 2022.

Mbrëmjen e së hënës, në Casino Bern u nderuan futbollistët më të mirë zviceranë të vitit 2022. “Nata e Futbollit të Zvicrës”, është një ngjarje e organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe Liga Zviceriane e Futbollit në Casino Bern.

Mesfushori me origjinë nga Kosova pasi u nderua si lojtari më i mirë i kombëtares zvicerane, falenderoi fillimisht trajnierin dhe familjen.

“Faleminderit për gjithçka. Faleminderit trajnerit, familjes sime dhe të gjithë njerëzve që besuan tek unë. Por edhe për njerëzit që nuk besuan në mua. Më keni shtyrë gjithmonë”, ka komentuar kapiteni i kombëtares zvicerane.

30-vjeçari shtoi se çmimi do të thotë shumë për të, pasi 3 vjet më parë Xhaka ishte në Arsenal, ndërsa tani është në Zvicër si lider. “Çmimi do të thotë shumë për mua”, u shpreh Xhaka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button