Kronika

Xhaxhai i Aleks Niklës takohet me Altin Dumanin, zbulon se çfarë i tha kreu i SPAK

Mark Nikla xhaxhai i Aleks Niklës, i cili humbi jetën më 21 janar 12 vite më parë, ditën e sotme është takuar me kreun e SPAK Altin Dumani.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se nuk kanë besim më te Prokuroria e Tir bën kërkesë që të takonin Dumanin në lidhje me vrasjen e të nipit.Sipas tij Dumani i ka thënë se do marrin dosjen e Niklës në SPAK nëse ajo plotëson kriteret.

“Me kërkesën tonë na priti SPAK. Nuk kemi më besim te Prokuroria e Tiranës. Na thanë se do respektohen të gjitha procedurat për të provuar klauzolat që çështja të merret në dorë të SPAK.

Prokuroria e Tiranës ka 12 vjet që e mban dosjen dhe nuk na jep informacion në lidhje me çështjen. Ai tha se nëse plotësohen kriteret që dosjen duhen ta marrë SPAK nuk hezitojmë”- tha Mark Nikla, xhaxhai i Aleks Niklës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button