Ekonomia

Në vitin 2022, 7.5 milionë turistë/ Në krye janë shqipfolësit, shtohen anglezët dhe spanjollët

Mbi 7.5 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë vitin e kaluar, duke vendosur kështu një rekord historik.
Në raport me një vit më parë sipas Institutit të Statistikave hyrjet e shtetasve të huaj ishin mbi 32% më të larta, ndërsa krahasuar me vitin 2019 në vend hynë mbi 1.1 milionë vizitorë të huaj më shumë.
Peshën më të madhe, gati gjysmën e tyre e mbajnë turistët shqipfolës nga Kosova, ndërsa rritjen më të madhe sipas statistikave e kanë shënuar vizitorët nga Spanja me 3.6 herë më shumë se në vitin 2021 si dhe nga Anglia që ka parë një rritje me gati 86% përgjatë 12 mujorit. Kurse rritjen më të ulët e kanë pasur hyrjet nga Zvicra me 14.3%.
Vizitorët nga Evropa perëndimore u dyfishuan vitin e kaluar. Të dhënat flasin për një rritje të fluksit të hyrjeve veçanërisht në rrugë ajrore, por edhe të atyre detare e kalimit në pikat kufitare tokësore. Pjesa më e madhe e të huajve kanë zgjedhur vendin tonë për të pushuar, por statistikat flasin edhe për një rritje të atyre për qëllime mjekësore.

Ndërkohë, vitin që lamë pas vihet re edhe një dyfishim i udhëtarëve tranzit krahasuar me vitin 2021, pra që kanë përdorur vendin tonë si një pikë kalimi për të shkuar drejt shteteve të tjera. Por, edhe shifra e shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit një vit me parë rezultoi ndjeshëm e lartë me mbi 5.8 milionë shtetas që kaluan kufijtë, 40% më shumë se kundrejt vitit 2021.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button