Politika

Rama: E kam takuar ish-zyrtarin e FBI, por s’kam lidhje me hetimin e SHBA! Drejtësia amerikane s’mund të vihet në dyshim nga vetëgjyqësia e Foltores

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pranuar se e ka takuar ish zyrtarin e SHBA-së, Charles McGonigal, mirëpo thekson se nuk ka asnjë akuzë të ngritur drejt tij personalisht dhe as qeverisë shqiptare.  Drejtësia Amerikane ka hetuar, tha kryeministri, duke theksuar se një fakt i tillë nuk mund të vihet në dyshim nga askush, e aq më tepër nga ‘Foltorja’ referuar Sali Berishës apo “vulës” për Enkelejd Alibeajn. Këto akuza të opozitës i konsideron si zhurmë për të hequr vëmendjen nga 21 janari, aq më tepër në një kohë kur socialistët kanë ngritur 2 padi në SPAK për të rihapur hetimet për këtë tragjedi me 4 të vrarë.

“Është një çështje e hetuar nga drejtësia Amerikane, që nuk nxjerr vetmie për vrasje pa autor apo vrasje nga pakujdesia kur vrasjet bëhen nga institucionet shtetërore dhe nuk ia përton askujt. Ka zero akuzë dhe zero lidhjes mes çështjes dhe meje të qeveri. (…)Po e takova dhe kjo nuk përbën arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së zhurmës, për zhurmë aq më tepër kur jemi në kushtet që jemi para faktit të ri për 21 janarit dhe kërkesës së PS për të hapur hetimin në SPAK. Kushdo të kuptojë e kupton”, tha Rama.

Mes konfirmimit se ka zhvilluar takime, Rama zbuloi edhe disa pika të bisedave që ka kryer me Charles McGonigal, duke thënë se është diskutuar për krimin, korrupsionin, apo për çështje që përfshijnë SHBA-në apo Ballkanin.

“E kam takuar në zyrën e FBI, më ka prezantuar me kolegë, më kanë dhënë edhe dhurata që u shfaqën si aparatura përgjimi, ka ardhur në Shqipëri, jemi takuar, interesi im ka qenë për të shkëmbyer opinione për ato fusha që ishte ekspert, krimi, korrupsioni, Ballkani Shqipëria, asnjë marrëdhënie tjetër”, u shpreh Rama.

Për këtë, thotë se nuk ka pasur arsye pse të njoftonte ambasadën Amerikane, e ndërsa para gazetarëve tha se nuk është aspak i penduar që e ka takuar,  madje do e bënte sërish për aq kohë sa ai është zyrtar i lartë i FBI-së.

“Unë nuk lajmëroj ambasadën amerikane kur takojë amerikanë, janë ato që duhet të lajmërojnë ose jo ambasadën. Çdo zyrtar të lartë të FBI do e takoja sa herë të më vinte mundësia. Kam takuar edhe presidentin e SHBA dhe fakti që presidenti mund të jetë në hetim nuk ka lidhje me mua”, deklaroi kryeministri.

Rama ka treguar edhe lidhjet që ka pasur me 2 shqiptarët e përdorur në media, shqiptaro-amerikani Agron Neza dhe Dorjan Duçkën. Për të parin, Nezën, tha se nuk ka pasur asnjë raport tjetër përveç se e ka takuar vetëm në prani të McGonigal e ndërsa për Duçkën, thotë se e ka njohur ku ka qenë zv. ministër i energjetikës në koalicion e 2013 e se ka punuar pranë tij për një kohë të shkurtër, pa pagesë.

“Hetimet kanë përfunduar ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me mikun e tij shqiptaro amerikan nga Tropoja që unë e kam njohur me të në takimin me të dhe nuk kam asnjë marrëdhënie tjetër dhe këtyre shkëmbimeve pa asnjë interes tjetër me zyrtarin e FBI.  Agron Neza vjen nga Lëvizja Demokratike afër Azem Hajdari, e kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë  të FBI. Duçka ka qenë zv. ministër i energjetikës në koalicion   2013, dhe ka qenë për një farë kohe ka punuar për mua pa pagesë”, tha Rama.

Duke e përkufizuar si një absurd, Rama i ktheu përgjigje edhe kërkesës së opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për këtë çështje, pasi është hetuar nga vetë drejtësia Amerikane dhe askush nuk mund ta vërë në dyshim.

Reagimi i kreut të qeverisë vjen pasi emri i tij përmendet në aktakuzën amerikane që ka kryer takime me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, të cilat ai nuk i mohoi.

Amerikani McGonigal që u arrestua dy ditë më parë në SHBA përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuzat tjetër lidhet me 2 shqiptarë. McGonigal, agjent amerikan dhe zyrtar i Lartë i FBI, dyshohet se merrte ryshfet nga Agron Neza, shqiptaro-amerikan dhe dyshohet ish agjent shqiptar i inteligjencës, për të ndikuar që një koncesion i majmë i hidrokarbureve t’i jepej një kompanie të administruar nga Shefqet Dizdari, i cili më pas bëhet edhe ortak biznesi me personazhet e mësipërm. Problemi ishte se përfituesi fundor i koncesionit ishte Gazprom, gjigandi i shtetit rus, lidhjen me të cilin amerikanët nuk mund t’ia falin një zyrtari të lartë të tyrin, siç ishte Charles McGonigal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button