Ekonomia

Pakoja e Madhe, Balla: Mbështetje 1 milion qytetarëve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se, sot në Kuvend do të miratohet Akti Normativ për Buxhetin, për Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, përpara nisjes së seancës së Kuvendit, Balla tha se, Pako e Madhe u mundësua nga qeveria për të lehtësuar efektet e inflacionit të luftës.

“Sot votojmë në Kuvendin e Shqipërisë Aktin Normativ për Buxhetin, ku Qeveria mundësoi Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit – duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje”, tha ai.

Po ashtu, Balla theksoi se, ndihma e qeverisë për shtresat në nevojë, ndihma për rindërtimin masiv pas tërmeti dhe ajo e pandemisë janë disafish sa të gjitha qeveritë bashkë.

“Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të Luftës me pandeminë) është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button