Ekonomia

eTransport vlerësohet si “Platforma e vitit”

Platforma eTransport u vlerësua mbrëmë, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, si “Platforma e vitit” në CCIT Awards, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës.

Ky aktivitet i përvitshëm ka si qëllim kurorëzimin e sipërmarrjeve më të suksesshme në fusha të ndryshme të të gjithë trevave ku flitet shqip.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Bledi Gonxhja deklaroi se, kjo platformë nisi një epokë të re digjitalizimi të menaxhimit të shërbimeve në mbështetje të sektorit të transportit ndërqytetës, me synim përmirësimin rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit e si një urë e re komunikimi për udhëtarët drejt destinacioneve të tyre të preferuara dhe eventeve më të dashura të Shqipërisë turistike, në përfundim të implementimit të biletës elektronike gjatë vitit 2023.

DPSHTRR – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, po implementojnë për herë të parë platformën elektronike eTransport, si një platformë bashkëveprimi midis udhëtarit, shoqërive të transportit, agjencive të transportit dhe terminaleve e stacioneve të tranzitit.

“Çmimi për eTransport, na motivon për të vijuar më tej me revolucionin digjital drejt përmirësimit të shërbimeve për qytetarët”, u shpreh Gonxhja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button