Kosova

Pse Albin Kurti kishte refuzuar të dilte nga burgu më 2001, Jovanoviq zbulon bisedën me të në Nish

Kreu i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë Çedomir Jovanoviq ka komentuar rreth deklaratave të javës së kaluar në Kuvendin e Serbisë ku Presidenti i këtij shteti Aleksandar Vuçiq akuzoi ish – Presidentin e Republikës Federale të Jugosllavisë Vojislav Kostunica për vendimin për lirimin e Kurtit.

Jovanoviq, tha se në vitin 2001, e kishte lutur Kryeministrin aktual të Kosovës Albin Kurtin që të dilte nga burgu në Nish, pasi lirimi i tij u nënshkrua nga presidenti i atëhershëm i RFJ’së Vojislav Koshtunica, pas dy vjet e gjysmë të vuajtjes të dënimit me 15 vjet.

– Nuk ka dalë nga burgu në atë kohë, e kanë nxjerrë nga burgu. Duke qenë se të gjithë ata që kritikojnë vendimin e Koshtunicës për lirimin e tij, aq sa janë kundër atij vendimi, kundër këtij vendimi ka qenë edhe vetë Kurti. Besojeni apo jo, drejtori i burgut më telefonoi atëherë për të më thënë se nuk dinte çfarë të bënte, se Kurti nuk do të dilte nga burgu, kështu që shkova dhe fola me të dhe ai më tha: “Unë nuk e njoh Jugosllavinë, unë nuk i njoh vendimet e presidentit të saj. A më keni dënuar me 15 vjet, unë do të qëndroj këtu për 15 vjet.”

I thashë, “ Albin, burrë, është e pakuptimtë kanë ikur të gjithë…” E nxorën nga burgu. Mbi të gjitha, ai as nuk e kishte vendin në burg – tha Jovanoviq në emisionin “Usijanje” në televizionin Kurir.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button