Home / Rajoni / Erdogan kryeson në sondazhe tri ditë përpara balotazhit

Erdogan kryeson në sondazhe tri ditë përpara balotazhit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është përpara në votën e së dielës në Turqi, sipas rezultateve të sondazhit të fundit të publikuar nga “Konda”, një nga institutet më të rëndësishme të sondazhit të opinionit në vend.

Sipas sondazhit të kryer më 20 dhe 21 maj, me pjesëmarrjen e 3 607 personave në 34 provinca turke, Erdogan është përpara kandidatit të partive kryesore opozitare, Kemal Kiliçdaroglu me 52,7% të votave krahasuar rivalin e tij me 47,3%.

Gjatë raundit të parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 14 maj, “Konda” publikoi sondazhet sipas të cilave Kiliçdaroglu do të fitonte ndaj Erdoganit, ndërsa rezultati i votimit bëri që presidenti në largim të kryesojë me 49,5% te votave kundrejt kandidatit të partive opozitare që mori rreth 45% të votave./

Leave a Reply

Your email address will not be published.