Kosova

Von Cramon – Abrashit: Mos më sulmoni, shkoni në veri kuptojeni problemin, Prizrenin e dua

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian tha se eksponentët e pushtetit në Kosovë nuk duhet ta sulmojnë atë për komunikimin e djeshëm me policët në veri, por duhet të shkojnë në ato komuna dhe të flasin me njerëz.

“Nuk duhet të sulmojem unë, por duhet shkuar në Mitrovicë, në Zveçan, në Leposaviq, duke folur me njerëz dhe ta gjejnë, ta kuptojnë ku është problemi, jo të më sulmojnë mua. Kjo do të ishte përgjigjja më e mirë për këtë”, tha ajo në një konferencë për media.

Von Cramon u pyet edhe për postimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili i reagoi asaj në këtë mënyrë: “Von Cramon, për vizitorët e huaj preferohet Prizreni. I kemi qebapat e mira”.

“Nëse kjo është pyetje serioze, unë mund t’ju them se kam qenë shumë shpesh në Prizren dhe kam ngrënë shumë qebapë – por jo vetëm në Prizren; por Prizreni është një prej qyteteve të mia të preferuara. Kam qenë në Dokufest, jam takuar shumë herë me ish-kryetarin dhe me institucionet tjera, me arsitë… Pra, po, kam qenë në Prizren tashmë 4 apo 5 herë dhe do të shkojë atje sërish gjatë verës apo gjatë vizitave të mia të ardhshme. Mos u frikësoni, e dua Prizrenin po aq sa e duan shumë njerëz aty”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button