Film

Eva Alikaj, në rolin e një shkrimtareje të dëshpëruar

Pas roleve që ka pasur këtë periudhë në teatër, filmi “Hija e diellit” do të rikthejë në një film aktoren e njohur Eva Alikaj. Ajo do të interpretojë rolin e një skenaristeje, e cila jeton në një shtëpi në majë të kodrës, buzë detit, vetëm me vajzën e saj Nensi 20-vjeçare, e sëmurë me leucemi. Eva tregohet e fortë herë pas here, por dhe shpërthen në dëshpërime të thella pasi e ëma ka pak që i ka vdekur dhe burri e ka lënë. Pas një përpjekje të gjatë, Eva nuk ka mundur të çajë dot në fushën e artit, pavarësisht se është një shkrimtare shumë e mirë. Ajo pret e vetme fundin e vajzës, e cila shpesh rëndohet nga sëmundja. Alikaj arrin në një pikë ku nuk ka më besim te vetja që të shkruajë më gjithashtu dhe qetësinë e duhur për ta bërë këtë gjë, kështu që heq dorë nga shkrimi. Një nga rolet e fundit të aktores në teatër ka qenë te “Hamlet-makina” e Henier Muller nën regjinë e Stefan Çapalikut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button