Film

Migrimi në DokuFest 2015 – ‘Zogjtë mund të fluturojnë. Pse s’mundem unë?’ Kosova

DokuFest 2015 që do të nisë më 8 dhe 16 gusht në Prizren, Kosovë prezantohet këtë vit me një mesazh të fuqishëm mbi fenomenin më të rëndë që ka përfshirë vendin kohëve të fundit, atë të migrimit.

Në videon prezantuese të edicionit të XIV të DokuFest, paraqitet një bashkëpunim i mrekullueshëm, bërë nga vullnetarë, shumica e të cilëve kanë migruar ose janë detyruar të kthehen në Kosovë pasi kanë tentuar të migrojnë.

Kjo pjesë e fuqishme mbi migrimin në Kosovë është realizuar nga fituesi i çmimit BAFTA, Daniel Mulloy, për të reklamuar DokuFest, Festivalin Ndërkombëtar të Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër. Ky film i shkurtër lirik, përmbledh ndjenjat me të cilat përballën shumica e atyre që janë të bllokuar nga rregullat dhe politikat strikte të kufinjve. Rrëfyer nga Donal Cox, me muzikë të prodhuar nga Phoria dhe Memory Loop ky film përcjell mijëra emocione njëherësh dhe fton të gjithë në përjetimin e tyre, muajin e ardhshëm në Prizren.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button