☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,714 ▼ -0.75% ETH $2,473 ▼ -2.61% XRP $1.3372 ▼ -2.19% SOL $99.7500 ▼ -2.07%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Sporti

Abissnet Superiore drejt fundit/ Gara e fortë për “Final Four”, kalendari i pretendentëve

Kampionati Abissnet Superiore po hyn në fazën më vendimtare të sezonit të rregullt, teksa gara për katër vendet e “Final Four” mbetet shumë e hapur dhe emocionuese.

Vllaznia është skuadra e parë që ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Final Four. Shkodranët kryesojnë renditjen me 59 pikë dhe kanë qenë një nga ekipet më të qëndrueshme gjatë gjithë sezonit.

Në vendin e dytë renditet AF Elbasani me 56 pikë. Verdheblutë janë shumë pranë sigurimit të “Final Four” dhe nëse arrijnë të fitojnë në transfertë ndaj Teutës këtë fundjavë, do të bëhen skuadra e dytë që siguron matematikisht një vend mes katër më të mirave.

Në vendin e tretë qëndron kampionia në fuqi Egnatia me 54 pikë, e cila gjithashtu është në një pozicion shumë të favorshëm për të siguruar pjesëmarrjen në Final Four në javët e mbetura të kampionatit.

Ndërkohë, beteja më e fortë është për vendin e katërt. Dinamo City dhe Partizani ndajnë nga 44 pikë dhe mbajnë aktualisht vendin e katërt dhe të pestë në renditje, duke e bërë garën mes tyre shumë të fortë në javët e fundit.

Në garë mbetet edhe Teuta me 38 pikë, e cila ende ka shanse për t’u afruar me zonën e “Final Four” nëse arrin rezultate pozitive në ndeshjet e mbetura.

Me vetëm pak javë të mbetura deri në përfundimin e sezonit të rregullt të Abissnet Superiore, çdo pikë bëhet vendimtare dhe gara për të siguruar një vend në “Final Four” pritet të mbetet e hapur deri në javët e fundit të kampionatit.

Kalendari i AF Elbasanit

Teuta–AF Elbasani

AF Elbasani–Vllaznia

Vora–AF Elbasani

Bylis–AF Elbasani

AF Elbasani–Tirana

Kalendari i Egnatias

Egnatia–Flamurtari

Egnatia–Vora

Dinamo City–Egnatia

Egnatia–Partizani

Teuta–Egnatia

Kalendari i Dinamo City

Dinamo City–Tirana

Flamurtari–Dinamo City

Dinamo City–Egnatia

Dinamo City–Vora

Partizani–Dinamo City

Kalendari i Partizanit

Partizani–Bylis

Tirana–Partizani

Partizani–Flamurtari

Egnatia–Partizani

Partizani–Dinamo City

Kalendari i Teutës

Teuta–AF Elbasani

Bylis–Teuta

Teuta–Tirana

Flamurtari–Teuta

Teuta–Egnatia

The post Abissnet Superiore drejt fundit/ Gara e fortë për “Final Four”, kalendari i pretendentëve appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.