Ekonomia

Aeroportet më të mira në rajon, “Nënë Tereza” nuk është mes tyre

Teksa Shqipëria po përgatitet për sezonin e ri turistik, dy destinacione të reja me kosto të ulët pritet të ndikojnë në rritjen e numrit të pasagjerëve në rrugë ajrore. Në datë 5 prill do të jetë Wizz Air që do të nisë fluturimet direkte nga Budapesti e më pas nga data 10 maj do të jetë Transavia (Air France) e cila do të nisë fluturimet nga Tirana për në Amsterdam.

Në total janë rreth 17 kompani ajrore që realizojnë fluturime me destinacionet europiane, kryesisht ato italiane. Në vitin 2016, numri i pasagjerëve arriti në rreth 2.1 milionë persona, ose rreth 8.2% më shumë se në vitin 2015.

Por, pavarësisht kësaj Shqipëria, nuk po arrin të konkurrojë fort me aeroportet fqinje.

Së fundmi, në Skytrax World Airport Awards që u zhvillua në Amsterdam, aeroportet më të mira të Europës Juglindore u shpallën ai i Beogradit “Nikola Tesla” dhe i Shkupit “Aleksandri i Madh”. Asnjë nga aeroportet e rajonit nuk arriti do të përfshihej në 100 aeroportet më të mira të botës.

2017 World Airport Awards u nominuan nga 13.82 milionë pasagjerë të 105 nacionaliteteve dhe përfshinë 550 aeroporte.

 

10 aeroportet më të mira të Europës Lindore

1    Budapesti

2    Tallinn

3    Kiev Boryspil

4    Riga

5    Beogradi

6    Tbilisi

7    Sofja

8    Bratislava

9    Bukureshti

10   Shkupi

 

10 aeroportet më të mira në Europë

1    Mynih

2    Zyrih

3    London Heathrow

4    Frankfurt

5    Amsterdam

6    Kopenhagën

7    Helsinki

8    Vjenë

9    Hamburg

10   Këln

 

10 aeroportet më të mira në botë

1    Singapori

2    Tokyo Haneda

3    Seoul Incheon

4    Mynih

5    Hong Kong

6    Doha

7    Nagoya Centrair

8    Zyrih

9    London Heathrow

10   Frankfurt

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button