Ekonomia

AIDA : 10 milionë lekë për artizanatet në 2016-ën

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) parashikon të financojë projektet për zhvillimin e ekonomisë kreative.

Sipas AIDA-s, buxheti i miratuar këtë vit për fondin e ekonomisë kreative është 10 milion lekë. Fondi i ekonomisë kreative është krijuar për t’i shërbyer ndërmarrjeve mikro dhe të vogla që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e artizanatit.

Projektet që përzgjidhen nga sektori i artizanatit përfshijnë zhvillimin e produkteve të reja, blerjen e pajisjeve për nxitjen e prodhimit, marketingun e produktit si dhe kualifikimin dhe ndërtimin e kapaciteteve menaxheriale të ndërmarrjes aplikuesembulojnë fushat e mëposhtme.

Qëllimi i fondit është zhvillimi i sektorit të artizanatit dhe zejtarisë në Shqipëri, duke krijuar një mjedis të favorshëm për aktivitete më të qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës

Fondi ofron subvencionim për shpenzime që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së shpenzimeve. Kjo nënkupton se granti nuk financon gjithë shpenzimet, por vetëm një pjesë të tyre, ndërkohë që pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grantit (në këtë rast ndërmarrja shqiptare).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button