Ekonomia

AIDA fton sipërmarrëset për tu bërë pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Tekstilit, në Abu Dhabi

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton gratë sipërmarrëse në biznes që operojnë në sektorin e zhvillimit të tekstileve dhe veshjeve, të aplikojnë për të marrë pjesë në Panairi Ndërkombëtar i Veshjeve dhe Tekstileve.

Nën kujdesin e Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë, në datat 16 dhe 17 Prill 2016 në Abu Dhabi do të organizohet Panairi Ndërkombëtar i Veshjeve dhe Tekstileve.

Në këtë panair janë zgjedhur të paraqesin produktet e tyre gratë sipërmarrëse në biznes që operojnë në sektorin e zhvillimit të tekstileve dhe veshjeve.  Aplikimi do të jetë i hapur deri në datën 18 mars. Ndërsa Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë do të ofrojë një hapësirë pa pagesë për gratë sipërmarrëse në biznes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button